Ndërlidhjet

Duma miraton propozimin e Putinit për pensionet


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ligjvënësit rusë miratuan me shumicë dërrmuese propozimin e presidentit Vladimir Putin, për të rritur moshën e pensionimit të grave për pesë vjet, në vend të tetë, në kuadër reformës në pensione.

Ndryshimin e propozuar e mbështetën 385 anëtarë nga 450 sa ka Duma - Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, tha zëvendëskryetari i saj, Sergei Neverov.

Në fund të gushtit, Putin i zbuti ndryshimet e planifikuara për pensionimin, pas protestave dhe rënies së vlerësimit të tij.

Atëbotë ai vendosi që mosha e pensionimit për gratë të rritet nga 55 në 60 vjeç dhe jo në 63, ndërsa rritja pesëvjeçare për burrat, përkatësisht në 65, të mbetet.

Protesta jashtë Dumës ka pasur edhe sot.

Derisa sindikatat thonë se shumë njerëz nuk do të jetojnë mjaftueshëm për të marrë pension, autoritetet këmbëngulin se popullsia me moshë pune po tkurret dhe se ndryshimi është i nevojshëm.

Sipas Organzatës Botërore të Shëndetësisë, mesatarja e jetëgjatësisë së burrave në Rusi është 66 vjeç, ndërsa e grave 77.

XS
SM
MD
LG