Ndërlidhjet

Thaçi takon ndihmëssekretarin Mitchell, merr mbështetjen e SHBA-së


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, zhvilluan një takim në Nju Jork me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentit thuhet se "në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë".

“SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Mitchell, thuhet në komunikatë, e siguroi presidentin e Kosovës se "SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën".

Delegacioni kosovar ndodhet në Nju Jork, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG