Ndërlidhjet

BE po përgatit regjim sanksionesh kundër përdoruesve të armëve kimike


Bruksel
Bruksel

Ambasadorët e Bashkimit Evropian u pajtuan për një mekanizëm të ri për dënimin e njerëzve kudo në botë, që gjenden fajtorë për përdorimin e armëve kimike.

Burime në Këshillin Evropian i thanë Radios Evropa e Lirë se të dërguarit e 28 vendeve anëtare e miratuan regjimin të mërkurën në Bruksel.

Megjithatë, ata thanë se blloku është ende larg listimit të individëve të caktuar nën regjim, i cili pritet të miratohet nga ministrat e Jashtëm të BE-së kur ata të takohen në Luksemburg, më 15 tetor.

Sipas një dokumenti përgatitor të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, emrat që do të futen nën regjim, do të duhet të miratohen nga të gjitha qeveritë e BE-së.

Regjimi pason përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike në Siri dhe helmimin e një ish-agjenti rus dhe të vajzës së tij në Britani, në muajin mars.

Nga sulmi në qytetin anglez Sallsbëri, janë helmuar Sergei dhe Yulia Skripal, por të dy janë shëruar pas disa javësh në spital.

Autoritetet britanike kanë akuzuar dy burra rusë për sulmin me agjentin nervor Noviçok, por të akuzuarit dhe shteti rus e kanë mohuar çdo përfshirje.

XS
SM
MD
LG