Ndërlidhjet

Delawie: Çelësi i së ardhmes së Kosovës, në duart e qytetarëve


Greg Delawie
Greg Delawie

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se çelësi i së ardhmes së Kosovës është në duart e qytetarëve dhe udhëheqësve të saj.

"Pres që të shoh të ardhmen e ndritur që ju të gjithë krijoni", tha Delawie në një postim në Twitter.

Ai po ashtu tha se "çelësin e llogarisë në Twitter" e lë në duart e së ngarkuarës me punë, Colleen Hyland.

Delawie ka shërbyer në Kosovë qysh në vitin 2015.

Në muajin korrik, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për emërimin e diplomatit Philip S. Kosnett nga Virxhinia si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG