Ndërlidhjet

Tradhtia bashkëshortore nuk është më vepër penale në Indi


Gjykata e Lartë në Nju Delhi

Gjykata e Lartë e Indisë vendosi që shkelja e kurorës të mos jetë më vepër penale.

Ligji i epokës koloniale, 158 vjet i vjetër, ka paraparë që çdo burrë që ka marrëdhënie seksuale me grua të martuar, pa lejen e burrit të saj, të shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së kurorës.

Nuk është e qartë se sa burra janë pesekutuar me këtë ligj.

Ai është ligji i dytë i epokës koloniale që u përmbys këtë muaj nga Gjykata e Lartë e Indisë.

Ditë më parë, ajo ka shfuqizuar ligjin që kriminalizonte seksin midis homoseksualëve.

Tradhtia bashkëshortore është e ndaluar me Sheriat ose Ligjin Islamik, andaj është vepër penale në vendet islamike si: Irani, Arabia Saudite, Afganistani Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia.

Lexoni edhe këtë: India legalizon seksin e homoseksualëve

XS
SM
MD
LG