Ndërlidhjet

Mogherini bisedoi me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor 


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bisedoi në Nju Jork me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, tha përmes një postimi në Twitter se Mogherini ka qenë nikoqire e një tubimi joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku është biseduar për situatën në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe punën për integrimin evropian.

Në Nju Jork po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Sot, pos të tjerëve, do të flasin kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, përfaqësuesit e BE-së dhe ata palestinezë.

XS
SM
MD
LG