Ndërlidhjet

Akuzuesja e gjykatësit Kavanaugh dëshmon sot para Komitetit të Senatit në SHBA


Brett Kavanaugh.
Brett Kavanaugh.

Lajmi që ka dominuar politikën amerikane për disa javë pritet të ketë vëmendjen kryesore në një seancë që mbahet të enjten në Komitetin Gjyqësor të Senatit në Shtetet e Bashkuara.

Brett Kavanaugh, i nominuari i presidentit amerikan, Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme, do të dëshmojë ashtu sikurse Christine Blasey Ford, e cila ka akuzuar gjykatësin për sjellje të keqe seksuale.

Kavanaugh ka mohuar të gjitha pretendimet e drejtuara kundër tij.

Presidenti Trump e ka cilësuar këtë ngjarje si “ditë të rëndësishme në historinë e shtetit tonë”.

Nëntë anëtarët e Gjykatës Supreme luajnë një rol të rëndësishëm në jetën politike në SHBA.

Kjo gjykatë jep fjalën e fundit në ligjet amerikane.

Seanca pritet të jetë dramatike, pasi askush nuk e ka parë deri më tani publikusht akuzuesen Ford, përveç disa fotografive në publikuara prej kur janë bërë të ditura akuzat.

Kush është Kavanaugh?

Pas dëshmisë së saj, 21 senatorët e këtij Komiteti do të kenë pesë minuta secili për t’i bërë pyetje.

Pas dëshmisë së saj pritet që Kavanaugh të dëshmojë për të njëjtën çështje.

Ndërkohë presidenti Trump ka përsëritur sërish se ai i cilëson akuzat kundër Kavanaugh si “lojë” të kundërshtarëve të tij.

Trump po ashtu ka mbrojtur vazhdimisht karakterin e gjyqtarit, duke thënë se ai është ndër njerëzit me “kualitetin më të lartë” që ka takuar ndonjëherë.

Mirëpo presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se ai mund të tërheqë nominimin e tij nëse dëshmohen akuzat kundër Kavanaugh.

XS
SM
MD
LG