Ndërlidhjet

BE po punon me Britaninë mirëpo e përgatitur edhe për Brexit pa marrëveshje


Zëdhënësi i shefit ekzekutiv të BE-së, Margaritis Schinas.

Komisioni Evropian vazhdon të përgatitet për mundësinë që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian në muajin mars pa marrëveshje për përcaktimin e marrëdhënieve në të ardhmen, mirëpo ka insistuar të enjten se është duke u punuar për të arritur një traktat, transmeton Reuters.

Zëdhënësi i shefit ekzekutiv të BE-së, Margaritis Schinas, ka hedhur poshtë disa raportime të mediave nga njoftimet e së mërkurës nga një zyrtar i lartë i Komsionit kinse përgatitjet për Brexit pa marrëveshje u ngjajnë “storieve të horrorit”, duke thënë se nuk ka pritshmëri të tilla.

“Ne jemi të gatshëm për të gjithë skenarët”, ka thënë Schinas në një konferencë të rregullt për media, mirëpo ka thënë se synimi kyesor është që të arrihet një marrëveshje me Londrën.

“Mbani qetësinë dhe vazhdoni negociatat”, ka shtuar ai, para se të citonte presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka thënë javën e kaluar se ekzekutivi është i përgatitur mirë.

“Mos u shqetësoni, qëndroni të lumtur”, pati thënë Juncker javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG