Ndërlidhjet

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka vrarë rreth 1000 civilë duke luftuar IS-in


Flamuri i grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Flamuri i grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Më shumë se 1,000 civilë janë vrarë në sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Irak dhe Siri, prej kur kanë nisur operacionet më 2014, ka thënë ushtria amerikane të enjten.

Koalicioni, që ka luftuar militantët e IS-it, ka thënë përmes një deklarate se gjatë muajit gusht ka kuptuar se edhe 53 civilë janë vrarë pa qëllim, duke dërguar në rreth 1,114, numrin e personave të vdekur nga gushti i muajit 2014.

Mirëpo numri zyrtar i dhënë nga ushtria është dukshëm më i ulët në krahasim me shifrat e ofruara nga organizata të jashtme, siç është Airwars, e cila ka thënë se rreth 6,575 civilë janë vrarë nga sulmet e koalicionit.

Rreth 20 civilë janë vrarë si pasojë e sulmeve në “pozicionet luftuese” të IS-it, përkatësisht afër një qendre të kontrollit në muajin maj të vitit 2017, afër Mosulit në Irak, ka thënë ky koalicion.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerë lokalë, ka larguar në masë të madhe militantët e këtij grupi ekstremist nga Iraku dhe Siria.

XS
SM
MD
LG