Ndërlidhjet

Rohani: Trump është përballur me të kundërtën e asaj që ka kërkuar në OKB


Presidenti iranian, Hasan Rohani.

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka pretenduar se homologu i tij amerikan, Donald Trump ka dështuar të izolojë Iranin, ashtu siç ka kërkuar në Kombet e Bashkuara, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar ka injoruar kërkesat e tij.

“Akush nuk i ka përkrahur Shtetet e Bashkuara, duke vendosur Amerikën në një izolim unik, si historik ashtu edhe politik”, ka thënë ai në aeroportin e Teheranit, pasi është kthyer nga Nju Jorku, ku ka qenë pjesëmarrës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dy ditë më parë.

Trump ka përdorur fjalimin e tij për të cilësuar Iranin si “diktaturë të korruptuar”, liderët e të cilit nxisin “kaos, vdekje dhe shkatërrim” në Lindje të Mesme, duke u bërë thirrje të gjitha kombeve t’i bashkohen SHBA-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Qeverisë së Iranit.

Trump e Rohani ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në OKB

Mirëpo sipas Rohanit, Trump është përballur me të kundërtën e asaj që ka kërkuar në këtë fjalim, pasi sipas tij 14 shtete ose kanë mbështetur hapur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën Trump e ka braktisur, ose kanë treguar se qëndrojnë mbrapa saj.

Presidenti Trump përveç largimit të SHBA-ve nga pakti bërthamor ka rivendosur sanksione kundër Iranit, derisa ka paralajmëruar një valë të dytë të masave ndëshkuese kundër këtij shteti në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG