Ndërlidhjet

Garda Revolucionare e Iranit kërkon të respektohen "linjat e kuqe" të Teheranit


Pamje pas sulmit në Avhaz, Iran.

Garda Revolucionare e Iranit i ka thënë Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të premten që të respektojnë “linjat e kuqe” të Teheranit apo do të përballen me hakmarrje.

Irani akuzon këto dy shtete për financim të pesë burrave të armatosur të cilët kanë kryer sulmin në paradën ushtarake në Iran të shtunën dhe kanë lënë të vdekur 25 persona.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar ndonjë përfshirje.

“Nëse kaloni përtej linjave tona të kuqe, ne padyshim do të kalojnë tuajat. Ju e dini se çfarë stuhish mund të krijojë kombi iranian”, është cituar të ketë thënë Gjenerali i kësaj Garde, Hossein Salami, transmeton Reuters.

XS
SM
MD
LG