Ndërlidhjet

Një burrë në Hong Kong fiton për herë të parë Hepatitin e minjve


Ilustrim.
Ilustrim.

Një burrë 56 vjeçar nga Hong Kongu ka shënuar rastin e parë në botë që ka fituar virusin e minjve, të njohur si Hepatiti E.

Studiuesit kanë thënë se ende nuk është e qartë si ka fituar ky njeri virusin.

Deri më tani nuk ka pasur të dhëna se ky lloj i virusit mund të transmetohet në njerëz.

Versioni i Hepatatit E për njerëzit zakonisht shpërndahen përmes ujit të kontaminuar.

Doktorët kanë zbuluar këtë rast, pasi kur këtij burri i janë bërë disa analiza është parë funksion jonormal i mëlçisë, pas transplantit.

Studiuesit e Universitetit të Hong Kongut kanë thënë se “kontaminimi i ushqimit nga minj të infektuar mund të ketë shkaktuar këtë rast.

Hepatitit E përcjellet me lodhje, vjellje dhe dhimbje abdominale.

Shumë njerëz përballen me këtë virus, ndonëse për disa persona me imunitet të dobët dhe gra shtatzëna, mund të ketë pasoja fatale.

Përndryshe, është e zakonshme që sëmundjet të shpërndahen nga kafshët në njerëz, pas sipas të dhënave rreth 60 përqind e sëmundjeve infektuese lidhen me kafshët.

Hong Kongu është përballur me kohë të nxehtë dhe lagështi, çka mund të ketë shkaktuar përshkallëzim të situatës në këtë vend.

XS
SM
MD
LG