Ndërlidhjet

Konferencë për Sirinë në tetor, merr pjesë edhe Gjermania


Berlin, 28 shtator 2018.

Gjermania do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me Rusinë, Turqinë dhe Francën, në muajin tetor, për të diskutuar konfliktin në Siri, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Takimi do të përqendrohet në situatën kritiike që mbretëron në Idlib, bastionin e fundit të rebelëve në Siri, tha Merkel, në një konferencë për media në Berlin, së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rusia, aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet disa fraksione të rebelëve, kanë arritur ditë më parë marrëveshje për krijimin e një zone të sigurt në Idlib, e cila i ka zbutur shqetësimet për një ofensivë masive të forcave qeveritare dhe aleate në zonë.

Ankarja ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshëm në Idlib, kryesisht për shkak të fluksit të ri potencial të refugjatëve në Turqi.

~Kush po e brumos të ardhmen e Sirisë?

XS
SM
MD
LG