Ndërlidhjet

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i mbështet çiftet homoseksuale


Ilustrim

Gjykata e lartë e Rumanisë vendosi që çiftet homoseksuale duhet t'i kenë të njëjtat të drejta familjare si heteroseksualët.

Vendimi vjen para një referendumi kombëtar, më 6 dhe 7 tetor, që synon t'i ndalojë martesat midis çifteve me gjini të njëjtë dhe të kufizojë përkufizimin kushtetues të familjes me çifte të martuara heteroseksuale.

"Çiftet e gjinisë së njëjtë i kanë të njëjtat të drejta për jetë private dhe familjare si heteroseksualët dhe duhet të përfitojnë nga njohja ligjore dhe juridike e të drejtave dhe detyrimeve të tyre", thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta rumune aktualisht thotë se martesa është midis bashkëshortëve.

Me referendum kërkohet që kjo të ndryshojë dhe në mënyrë të qartë të thuhet se martesa bëhet midis një burri dhe një gruaje.

Kritikët thonë se ndryshimi i kushtetutës mund t'i shkelë të drejtat e njeriut dhe përbën diskriminim ndaj homoseksualëve.

XS
SM
MD
LG