Ndërlidhjet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon të hetohet publikimi i listave të veteranëve


Ilustrim
Ilustrim

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë kërkoi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të nisë hetimet për të verifikuar nëse personat zyrtarë kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të listave të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit thuhet se kjo e funditt “ka kërkuar që të fillohen hetimet paraprake, për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”.

Javë më parë, në mediat në Prishtinë është publikuar një listë me emra të, siç është thënë, veteranëve të ish-UÇK-së.

Lista është publikuar pasi Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë klasifikimit të veteranëve të ligjshëm dhe ndarjes së pensioneve për ta.

Në listën e publikuar thuhet të jenë edhe emrat e atyre që kanë përfituar kundërligjshëm statusin e veteranit të luftës.

XS
SM
MD
LG