Ndërlidhjet

Liderët e SHBA-së dhe Kinës mund të mos takohen për shkak të tensionimit të raporteve


Takimi diplomatik i sigurisë në mes të liderëve të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, i planifiikuar për muajin e ardhshëm, mund të anulohet pas tensioneve mes dy palëve.

Dy vendet janë mbyllur në konfliktin rreth tregtisë duke vendosur tarifa në importet mes vete.

Kina akuzon SHBA-në për "zaptim tregtar"​

Polemikat midis dy ekonomive më të mëdha botërore tani po tejkalojnë tregtinë, pasi që presidenti amerikan Donald Trump kishte akuzuar Kinën këtë javë për tentim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Kongresit.

Dy burime të afërta me diplomacinë kineze thanë se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Mbrojtjes, Jim Mattis, kishin planifikuar të vizitonin Kinën muajin tjetër në Dialogun për Siguri dhe Diplomaci mes dy vendeve, por që tani janë ngritur dyshime rreth mbajtjes së takimit.

"Ka shumë paqartësi për shkak të turbulencave në raportet mes tyre", deklaruan burimet.

Ministria e Jashtme e Kinës në një njoftim të shkurtër për Reuters tha se dy vendet janë në bisedime të ngushta për dialogun dhe se për çdo informatë tjetër do të njoftojnë me kohë.

Ambasada amerikane në Bejing refuzoi të komentojë me arsyetimin se nuk diskuton planet e vizitave të mundshme në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG