Ndërlidhjet

Veseli bën thirrje për unitet në dialog me Serbinë


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, pas protestës së mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e konsideruar të panevojshme dhe për qëllime personale politike.

"Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë. Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit".

"Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme. Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emrues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!", thuhet në postim.

Partitë opozitare në vend po kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufijve të cilën po e proklamon presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur protestë duke bërë thirrje qytetare për kundërshtim të politikave të presidentit Thaçi karshi dialogut me Serbinë.

XS
SM
MD
LG