Ndërlidhjet

Haradinaj: Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të SHBA-së


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve të BE-së për rrugën euroatlantike dhe për të gjitha proceset me rëndësi në vend.

“Kosova e ka bekimin e Amerikës, Departamentit të Mbrojtjes për ushtrinë e Kosovës. Ky është lajmi më i mirë që e sjellim nga Amerika kësaj here”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në SHBA ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme ku ka marrë mbështetjen për përkrahje të vazhdueshme, vazhdon njoftimi për media.

Haradinaj, thuhet në njoftim, e ka njoftuar gjeneralin Mattis se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme, pra një marrëveshje bilaterale, që do të ishte ligjërisht obligative për njohje, por jo përmes lëvizjes së kufijve apo shkëmbimit të territoreve.

XS
SM
MD
LG