Ndërlidhjet

Melania Trump nis vizitën në Afrikë


Melania Trump.

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka arritur në kryeqytetin e Ganës, Akra, në një udhëtim që e ka nisur e vetme, në katër shtete afrikane.

Në këtë udhëtim ajo do të fokusohet në promovimin e kujdesit shëndetësor dhe programet e edukimit, të cilat financohen nga oganizatat e huaja amerikane.

Ajo do të vizitojë edhe Keninë, Malavin dhe Egjiptin, duke synuar forcimin e lidhjeve diplomatike.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe këtyre shteteve janë përkeqësuar në muajin shkurt, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur termin “ndyrësirë” për të përshkruar kombet afrikane.

Andaj, vizita e zonjës Trump në këtë kontinent është konsideruar pozitive për të anashkaluar thellimin e ndasive.

Ajo po ashtu pritet të promovojë iniciativën e saj, e cila synon të luftojë ngacmimet dhe përkrah jetesën e shëndetshme.

Para se të niste vizitën, Trump ka thënë se me kënaqësi do të niset drejt “katër vendeve të bukura dhe shumë të ndryshme në Afrikë”.

“Ajo është e interesuar për Afrikën sepse nuk ka qenë kurrë atje dhe e di se secili shtet do ta ketë kulturën dhe historinë e saj të veçantë”, ka thënë drejtorja e saj për Komunikimime, Stephanie Grisham.

XS
SM
MD
LG