Ndërlidhjet

Foggo: Rusia po rritë aftësitë e nëndetëseve të saj në Altantik dhe Mesdhe


Admirali James Foggo. Foto nga arkivi.
Admirali James Foggo. Foto nga arkivi.

Rusia po rritë aftësitë e saj ushtarake nënujore duke sfiduar drejtpërdrejt forcat e SHBA-së dhe NATO-s në Atlantik dhe Mesdhe, ka paralajmëruar një admiral amerikan.

Admirali James Foggo, që udhëheq komandon e NATO-s në Napoli, u tha gazetarëve në Pentagon se Rusia po investon shumë në flotën e saj të nëndetëseve dhe po dëshiron që të ndërtojë një kërcënim “asimetrik” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Përderisa marina ruse e di se nuk mund të konkurrojë me numrin e transportuesve të avionëve dhe anijeve të tjera ushtarake, Foggo tha se “ata kanë vazhduar të bëjnë kërkime, të zhvillojnë dhe të rikapitalizojnë fushën nënujore”.

Foggo tha po ashtu se ai është i shqetësuar që nëndetëset ruse mund të lëshojnë raketa të tipit Kalibr, dhe “nëse ato lëshohen nga çdo det në Evropë... mund të arrijnë në çdo kryeqytet evropian”.

Ai tha se Rusia momentalisht ka gjashtë nëndetëse në Detin e Zi dhe në Detin e Mesdheut Lindor.

I pyetur se nëse SHBA e di se ku gjenden nëndetëset ruse, Foggo nuk pranoi që të japë detaje.

XS
SM
MD
LG