Ndërlidhjet

Ndërron jetë gazetari Ibrahim Rexhepi


Ibrahim Rexhepi.

Në moshën 64-vjeçare, ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Kosova, Ibrahim Rexhepi. Lajmi është konfirmuar nga familjarë dhe kolegë të tij, përmes rrjeteve sociale.

Ibrahim Rexhepi ka punuar për shumë vite në gazetën Rilindja, pastaj në atë Bujku si dhe në Kosova Sot, Koha Ditore, Lajm, Express dhe Revista Ekonomia.

Ai ishte ndër gazetarët më të vlerësuar si ekspertë i çështjeve nga fusha e ekonomisë.

Viteve të fundit, ai ishte angazhuar edhe në politikë, në kuadër të Aleancës Kosova e Re.

Pas lajmit për vdekjen e Rexhepit, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke thënë se vdekja e tij “është humbje e madhe për komunitetin e gazetarëve në Kosovë”.

“Rexhepi do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i vërtetë i gazetarisë dhe ekspert i fushës së ekonomisë. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

XS
SM
MD
LG