Ndërlidhjet

Partia Demokratike e Kosovës nisi zgjedhjet e brendshme


Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Partia Demokratike e Kosovës mbajti të mërkurën konventën e re zgjedhore.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie shprehën optimizmin e tyre se nga konventa zgjedhore, PDK-ja do të dalë edhe më e konsoliduar për të marrë, siç u tha, përgjegjësi të reja për drejtimin e vendit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, tha se partia ka nevojë për mbështetje nga qytetarët e Kosovës.

"PDK-ja ka nevojë që të fuqizohet edhe më tutje, por edhe Republika e Kosovës ka nevojë për një PDK të fuqishme. Partia Demokratike e Kosovës është lokomotiva e proceseve politike që nga viti '99 e deri më sot. Nëse shohim 19 vjetët pas, do të shohim vendime të mëdha dhe të mira për Kosovën, siç janë: liria, pavarësia, demokratizimi, shtet-formimi, zhvillimi dhe hapërimi krah kombeve të lira të botës së qytetëruar", tha Kuçi.

Drejtuesit e këtij subjekti politik thanë se "nëse Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, PDK-ja është kryefjala dhe kryepartia e Kosovës".

PDK-ja është themeluar para 19 vjetësh.

XS
SM
MD
LG