Ndërlidhjet

Fluturimi më i gjatë në botë nis sot nga Singapori


Fotografi ilustruese

Fluturimi më i gjatë në botë i një aeroplani komercial do të nisë sot nga Singapori për në Nju Jork.

Kompania Singapore Airlines tha se udhëtimi midis aeroporteve Changi dhe Newark do të mbulojë një distancë prej mbi 15,000 kilometrash për më pak se 19 orë.

Kompania do të përdorë avionin e llojit Airbus A350-900 ULR, me 67 ulëse të klasës biznes dhe 94 ekonomi premium. Klasë ekonomike nuk ka.

Singapore Airlines po e rinis shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.

Kompania Qatar Airways ka një shërbim prej 17 orësh e gjysëm midis Dohas dhe Auklandit në Zelandën e Re.

XS
SM
MD
LG