Ndërlidhjet

Thaçi merr pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë të enjten në ceremoninë solemne të hapjes së Samitit të 17-të të Frankofonisë, në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.

Samiti i Frankofonisë mbledh komunitetin botëror franko-folës.

Në një komunikatë drejtuar mediave, Presidenca ka njoftuar se ndër çështjet më me rëndësi që do të diskutohet për Kosovën në këtë Samit është edhe avancimi i statusit të Republikës së Kosovës nga vëzhgues të cilin e ka aktualisht në anëtar të asociuar.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë Samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi i Monakos, Albert II, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone.

Përveç liderëve, pjesë e këtij Samiti janë edhe organizata dhe partnerë tjerë duke përfshirë Organizatën e Shteteve Amerikane, UNESCO-n, Komunitetin e Shteteve të Gjuhës Portugeze, Unionin Afrikan, Ligën Arabe, Urdhrin Sovran të Maltës, Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikimeve, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe shumë të tjera.

Presidenca e Kosovës, po ashtu ka njoftuar se me ftesë të presidentit të Armenisë, Armen Sarkissian, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e disa organizimeve sa do të qëndrojë në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG