Ndërlidhjet

Thaçi takon homologun e tij armen në Jerevan


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të premten me presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, në kryeqytetin e këtij shteti Jerevan.

Thaçi, i cili po qëndron në këtë shtet, pasi është duke marrë pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë, ka thënë se me presidentin Sarkissian ka diskutuar “për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet popujve dhe vendeve tona.

“Ky ishte takimi ynë i parë dhe u dakorduam që komunikimin e ndërsjellë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.

Samiti i Frankofonisë, i cili mbledh komunitetin botëror franko-folës, ka nisur punimet në ditën e enjte.

Në po këtë ditë, Republika e Kosovës, ka ndryshuar statusin në Organizatën Botërore të Frankofonisë, nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Ndryshimi i statusit të Kosovës është miratuar nga krerët e shteteve dhe shefat e Qeverive të shteteve anëtare që janë duke marrë pjesë në këtë samit.

XS
SM
MD
LG