Ndërlidhjet

Një person në Gjakovë humb jetën pas shpërthimit të eksplozivit


Një person rreth moshës 60 vjeçare nga Komuna e Gjakovës, ka humbur jetën si pasojë e një eksplodimi në oborrin e shtëpisë së tij. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, komandanti i Policisë në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, kemi marrë një informatë për një shpërthim me eksploziv në fshatin Smolicë të Gjakovës, patrollat kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty kanë hasur në një trup të pajetë rreth moshës 60 vjeçare. Trupi i pajetë do të dërgohet në obduksion dhe hetimet po vazhdojnë”, tha Gjokaj për Radion Evropa e Lirë.

Gjokaj shtoi se rrethanat tjera janë ende të paqarta për autoritetet.

XS
SM
MD
LG