Ndërlidhjet

Aleatja e Merkelit në Bavari përballet me "humbje të thellë"


Kryetari i Partisë Kristian-Sociale, Horst Seehofer dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Partia simotër e kancelares gjermane, Angela Merkel, Unioni Krisitan-Social (CSU) është përballur me humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, bazuar në rezultatet e parakohshme.

Partia e qendrës së djathtë pritet të humbë shumicën absolute në parlamentin shtetëror.

Partia e të Gjelbërve pritet të listohet në vendin e dytë, derisa partia me qasje kundër-migrantëve, Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritet të jetë pjesë e parlamentit shtetëror për herë të parë.

Anëtarët e partisë CSU kanë udhëhequr në Bavari pothuajse vetëm nga viti 1957.

Mirëpo është thënë se kjo parti ka humbur mbështetjen për shkak të opinioneve të ndara në çështjen e migrimit.

Lideri i kësaj partie, Horst Seehofer ka thënë se kjo “nuk është ditë e mirë”, mirëpo ajo është vetëm “njëra anë e monedhës” pasi votat i japin “mandat të qartë” kësaj partie për të formuar qeverinë e re.

Në rezultatet preliminare është parë se CSU-ja ka fituar rreth 37 për qind të votave, 10 për qind më parë se katër vjet më parë.

Partia e të Gjerbërve ka fituar 18 për qind të votave, derisa Alternativa për Gjermaninë është listuar e katërta me rreth 10 për qind të votave, përkatësisht pas kandidatëve të pavaruar.

Partnerët e koalicionit kombëtar të Merkelit, Social-Demokratët e qendrës së majtë (SPD), janë renditur në vendin e pestë me më pak se 10 për qind të votave të fituara.

Pas publikimit të rezultatave, ka pasur spekulime se SPD-ja mund të largohet nga Qeveria Gjermane, duke tentuar të shpëtojë si parti.

XS
SM
MD
LG