Ndërlidhjet

Përmbytje vdekjeprurëse në rajonin Aude të Francës


Ilustrim

Së paku 10 njerëz humbën jetën nga përmbytjet që sollën shirat në rajonin Aude të Francës.

Autoritetet thanë të hënën se sasia e reshjeve që bie për më shumë se tre muaj, ra brenda orësh.

Përveç vdekjeve, tetë vetë pësuan plagë serioze.

Të gjitha shkollat në rajon u mbyllën dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi.

Sipas zyrtarëve francezë, Lumi Aude solli përmbytjet më të këqija në më shumë se një shekull.

Përmbytjet arritën deri në 7 metra në qytetin Trebes, që është niveli më i lartë që nga viti 1891.

XS
SM
MD
LG