Ndërlidhjet

Gashi shkarkohet; Mustafa, ministër i Brendshëm


Prishtinë
Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bejtush Gashin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe në vend të tij ka emëruar Ekrem Mustafën, kanë konfirmuar zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky brenda koalicionit qeverisës.

Sipas tyre, shkarkimi i Gashit dhe emërimi i Mustafës është bërë me kërkesën e AKR-së.

Ndërkaq, Fatmir Matoshi është emëruar ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ky i fundit, deri më tash, ka qenë ushtrues i detyrës së ministrit në këtë ministri.

XS
SM
MD
LG