Ndërlidhjet

Gjermania ekstradoi të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare


Viktoria Marinova
Viktoria Marinova

Gjermania ekstradoi të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova.

Severin Krasimirov u arrestua javën e kaluar në qytetin gjerman Shtade, pranë Hamburgut.

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mlladen Borisov, tha se ADN-ja e Krasimirovit përputhet me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Marinova u përdhunua, u rrah dhe u ngufat për vdekje në qytetin Ruse të Bullgarisë, më 6 tetor.

Prokurorët bullgarë kanë thënë se nuk ka prova që sugjerojnë se vrasja lidhet me punën e Marinovas.

Ajo është gazetarja e tretë që është vrarë në Bashkimin Evropian gjatë vitit të fundit.

Marinova për shumë vite ka punuar në stacionin televiziv TVN në Bullgari dhe ka udhëhequr një program për aferat korruptive, të quajtur Detektor.

Lexoni edhe këtë: Vrasja brutale e gazetares dhe liria e kufizuar e shtypit në Bullgari

XS
SM
MD
LG