Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës diskuton projektligjet për transformimin e FSK-së


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e radhës, ku në rend ditës janë projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë pikat 10, 11 dhe 12 të rendit të ditës, ndërsa gjithsej në rend dite janë 46 çështje për t'u diskutuar.

Subjekti më i madh opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, në fillim të seancës, përmes shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, kërkoi që ligjet që kanë të bëjnë më ushtrinë e Kosovës, të dalin të parat në rend të ditës në seancën plenare.

"Ne kërkojmë që tri ligjet, pika 10, 11, 12, të renditen të parat dhe pas tyre çështjet e tjera ndërkombëtare, në mënyrë që t'iu mundësohet të gjithë deputetëve që të japin mendimet e tyre lidhur me ligjet dhe t'i votojmë ato", tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës e mirëpret shqyrtimin në lexim të parë të ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lexoni edhe këtë: Nëse mandati i FSK-së zgjerohet, NATO "rishqyrton nivelin e angazhimit në Kosovë"

XS
SM
MD
LG