Ndërlidhjet

Mbahet marshi tradicional në Prishtinë për luftimin e kancerit të gjirit


Në qendër të Prishtinës u mbajt marshi tradicional për luftimin e kancerit të gjirit me moton “Zbulimi i hershëm, mbijetesë”.

Ecja ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjiri dhe krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se duhet të ngritet vetëdija dhe të bëhet diagnostikimi i kësaj sëmundjeje me kohë.

“Nëse duam t’ia shtrojmë vetës një pyetje se si mund të mbrohemi nga rreziku i kancerit të gjirit, është vetëm një përgjigje: ‘diagonstifikimi sa më i hershëm’. Ka plotë këtu në mesin tonë që e kanë mundur këtë sëmundje të keqe, por e kanë mundur ngase e kanë diagnostifikuar me kohë”, tha kryeministri Haradinaj.

Në tetëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë paraqitur 225 raste të reja me kancer në gji, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

XS
SM
MD
LG