Ndërlidhjet

Kryeministri Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin Musa Cena


Foto arkiv: Takimi i kryeministrit Haradinaj me zëvëndësministrat e Qeverisë
Foto arkiv: Takimi i kryeministrit Haradinaj me zëvëndësministrat e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri bëri të ditur se vendimi është marrë pasi zëvendësministri Cena dyshohet nga organet e drejtësisë për vepër të kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Kryeministri Haradinaj ftoi organet e rendit dhe drejtësisë që të kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë.

Policia e Kosovës njoftoi të dielën se ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke shtuar se të gjitha procedurat tjera do ndërmerren në përputhje me ligjin.

"Ju informoj se më datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal të Republikës së Kosovës. Të dyshuarit duke vepruar në bashkryerje dyshohet se kanë marrë rryshfet nga pala e dëmtuar".

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pranon ryshfet, mund të dënohet deri në 12 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG