Ndërlidhjet

Kina kundërshton komentet e Pompeos për synimet e këtij shteti në A.Latine


Ilustrim.
Ilustrim.

Media shtetërore kineze ka kritikuar ashpër Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, pas komenteve që ka bërë ky i fundit në Amerikën Latine, rreth rreziqeve për të kërkuar investime kineze, ndërkohë që po rritet beteja për ndikim në këtë rajon, transmeton Reuters.

Pompeo ka qenë në një turne në Amerikën Latine javën e kaluar, me ç’rast ka takuar kreun e shtetit të Panamasë dhe atë të Meksikës.

Pompeo u ka thënë gazetarëve gjatë udhëtimit se “thirrjet e Kinës nuk janë gjithmonë në të mirë të qytetarëve tuaj”.

Ndërkohë në një shkresë të publikuar të hënën në të përditshmen shtetërore kineze, komentet e Pompeos janë cilësuar si “injorante dhe të dëmshme”, duke thënë se janë të rreme deklaratat se iniciativa e tyre infrastrukturore është duke krijuar borxhe.

Kina ka shtrirë investimet në Amerikën Latine, duke rritur shqetësimet në Uashingon se ekonomia e dytë më e madhe në botë është duke synuar shtimin e ndikimit në këtë territor, në kohën kur të dyja shtetet kanë marrëdhënie të tensionuara rreth çështjeve tregtare.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka shtyrë përpara planin për të zgjeruar korridoret tregtare në rrugën që krijon lidhje në mes të Azisë, Evropës dhe Afrikës, duke ofruar kredi për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe porteve në një iniciativë infrastrukturore në vlerë të triliona dollarëve.

Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur garën nga Kina, mirëpo kanë kritikuar mungesën e transparencës dhe ka cilësuar hapat e Kinës “aktivitet ekonomik grabitqar”.

XS
SM
MD
LG