Ndërlidhjet

Dënohet sulmi ndaj pelegrinëve serbë në Istog


Fotografi ilustruese

Krerët shtetërorë të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare kanë dënuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut, të cilët më 21 tetor ishin nisur për të vizituar objektet fetare. Njëherësh, nga organet e rendit është kërkuar që përgjegjësit për këtë sulm të kapen dhe sillen para drejtësisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnik, gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, andaj sipas tij, cenimi i kësaj të drejte “është akt i papranueshëm”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të papranueshëm sulmin ndaj dy autobusëve me të cilët po udhëtonin pelegrinët serbë, duke kërkuar nga organet e rendit, që kryesit e këtij sulmi të “identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”.

Ndërkaq, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin duke dënuar këtë sulm, ka kërkuar nga autoritetet që ta hetojnë këtë rast.

“Akte të tilla janë të papranueshme dhe autoritetet kompetente duhet të hetojnë rastin dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë,” ka thënë Tanin.

Pelegrinët serbë që po udhëtonin me dy autobusë për të vizituar tempuj fetarë, janë sulmuar me gurë.

XS
SM
MD
LG