Ndërlidhjet

Bjellorusia shënon 75-vjetorin e vrasjeve masive të hebrenjve


Memoriali "Yama" në Minks të Bjellorusisë.
Memoriali "Yama" në Minks të Bjellorusisë.

Autoritetet bjelloruse, diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit e organizatave të hebrenjve janë mbledhur në Minsk, për të marrë pjesë në ngjarjet që do të zgjasin për tre ditë me radhë, për të përkujtuar vrasjen e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këto ngjarje shënojnë 75-vjetorin e ekzekutimit të rreth 22 mijë hebrenjve, të cilët ishin sjellë nga nazistët nga qytetet evropiane, dhe u ekzekutuan ml 21-23 tetori i viti 1943.

Sot u mbajt një ngjarje në memorialin Yam të Minskut, ku mbi 5 mijë persona, po ashtu ishin vrarë më 2 mars të vitit 1942.

Në Bjellorusi gjatë këtyre tre ditëve do të mbahen koncerte, konferenca dhe do të shfaqen dokumentare për të përkujtuar hebrenjtë e vrarë.

Para Luftës së Dytë Botërore, në Bjellorusi jetonin rreth 900 mijë hebrenj.

Në një geto të krijuar në Minsk, pak kohë pas pushtimit më 1941 të Bashkimit Sovjetik nga Gjermania, aty ishin vendosur rreth 100 mijë hebrenj. Shumica e tyre u zhdukën në Holokaust.

XS
SM
MD
LG