Ndërlidhjet

Shtyhet intervistimi i prokurorit rreth "përpjekjeve për shkarkimin e Trumpit"


Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm amerikan, Rod Rosenstein.
Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm amerikan, Rod Rosenstein.

Dy komitete të Kongresit të Shteteve të Bashkuara e shtynë një intervistë të planifikuar për sot me zëvendësin e prokurorit të përgjithshëm amerikan, Rod Rosenstein, në lidhje me raportet se ai ka bërë përpjekje ta inciziojë fshehurazi presidentin amerikan, Donald Trump, dhe se ka diskutuar mënyra për largimin e tij nga detyra.

Gazeta New York Times ka raportar muajin e kaluar se Rosenstein ka shqyrtuar shkarkimin e Trumpit përmes një amendamenti kushtetues, por Rosenstein ka thënë se rapoorti është i pasaktë dhe se ai kurrë nuk ka tentuar apo autorizuar incizimin e presidentit.

Artikulli ka nxitur spekulime se Trump mund të shkarkojë Rosensteinin, por presidenti i ka mohuar ato.

Kryesuesit e Komitetit për Drejtësi dhe atij për Mbikëqyrje, Bob Goodlatte dhe Trey Gowdy​, thanë se kanë shtyrë intervistën pasi nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur.

Shfaqja e Rosensteinit para paneleve do të riprogramohet, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Komitetet po ashtu pritet të pyesin Rosensteinin në lidhje me mbikëqyrjen e hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, rreth lidhjeve të dyshuara midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të Trumpit, më 2016.

Trump vazhdimisht i ka cilësuar këto hetime si "gjueti shtrigash".

XS
SM
MD
LG