Ndërlidhjet

Pakistani mohon se ka kryer sulmin në Kandahar


Ilustrim

Islamabadi ka hedhur poshtë akuzat “e pabaza” të presidentit afgan, i cili ka thënë se vrasja e një shefi të rëndësishëm të policisë në jug të Afganistanit, ishte planifikuar nga Pakistani.

“Asnjë e dhënë apo informacion i inteligjencës nuk është ndarë me Pakistanin që të mbështesë pretendimet e tilla”, ka thënë Zyra e Jashtme e Pakistanit, vetëm një ditë pasi presidenti afgan, Ashraf Ghani tha se sulmi i javës së kaluar në Kandahar ishte orkestruar nga Pakistani.

Më 18 tetor, një sulmues i veshur me uniformë të forcave të sigurisë afgane kishte hapur zjarr në një ngjarje ku ishin mbledhur shefat e sigurisë, duke vrarë shefi e policisë së provincës, gjeneralin Abdul Raziq, shefi e inteligjencës së provincës Abdul Momin Hassankhail dhe një gazetar.

Në mesin e të plagosurve është edhe gjenerali amerikan, Jeffrey Smiley.

“Dua të them se sulmi është planifikuar në Pakistan”, ka thënë presidenti afgan Ghani, gjatë vizitës që i bëri Kandaharit më 23 tetor.

“Prandaj, Pakistani duhet të na i dorëzojë kriminelët në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë”, ka thënë tutje ai.

Kabuli dhe Uashingtoni vazhdimisht kanë akuzuar Pakistanin se ofron strehë për militantët, një pretendim të cilin Islamabadi e ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG