Ndërlidhjet

Ministri Lekaj anulon vizitën në Graçanicë në mungesë të simboleve shtetërore


Pal Lekaj.
Pal Lekaj.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka refuzuar të zhvillojë vizitën e paralajmëruar në Komunën e Graçanicës, pasi kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku është planifikuar të mbahet takimi.

Në një komunikatë për media të kësaj ministrie është thënë se “për Lekajn dhe kabinetin e tij është e papranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohet me simbolet e shtetit që i përkasin Republikës së Kosovës”.

Përveç tjerash, në komunikatë është thënë se Ministri i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj Komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre.

Komuna e Graçanicës udhëhiqet nga Sërxhan Popoviq.

XS
SM
MD
LG