Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian paralajmëron Rusinë për sanksione të reja


Bruksel

Parlamenti Evropian e paralajmëroi Rusinë se sanksionet kundër saj "do të forcohen" nëse ajo e intensifikon "bllokimin de facto" të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov - gjë të cilën Perëndimi e cilëson si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën.

Një rezolutë që u miratua të enjten u bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që "ta bëjnë të qartë se sanksionet kundër Rusisë do të forcohen" nëse Moska i përshkallëzon veprimet e saj.

"Parlamenti Evropian i konsideron të papranueshme veprimet e Federatës Ruse në Detin e Azov, për aq kohë sa ato shkelin ligjin ndërkombëtar detar dhe angazhimet ndërkombëtare të Rusisë", thuhet në rezolutë.

Mosmarrëveshja buron nga ndërtimi i një ure prej 19 kilometrash nga ana e Rusisë, mbi ngushticën Kerç, në vitin 2016 - dy vjet pasi Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Pas aneksimit, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë kritikuar ndërtimin e urës, duke e akuzuar Rusinë për pengimin e anijeve ndërkombëtare në Detin e Azov duke e kufizuar madhësinë e anijeve që mund të kalojnë ngushticën Kerç.

Ngushtica është rruga e vetme për të arritur ujërat territoriale të Ukrainës në Detin e Azov nga Deti i Zi.

XS
SM
MD
LG