Ndërlidhjet

Disa fëmijë plagosen pas një sulmi me thikë në Kinë


Foto ilustruese.

Të paktën 14 fëmijë janë plagosur në një sulm me thikë në një kopsht në Çongqing, jugperëndim të Kinës.

Policia ka thënë se gruaja 39 vjeçare që ka kryer sulmin ka hyrë në ambientet e kopshtit të premten në mëngjes derisa fëmijët kanë qenë duke u shoqëruar.

Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse në disa raporte te mediave është thënë se gruaja ka qenë e zemëruar me qeverinë.

Gruaja, e identifikuar me mbiemër Liu është arrestuar në skenën e sulmit.

Policia ka hedhur poshtë raportimet e mediave se dy fëmijë kanë vdekur, duke përdorur mediat sociale që t’iu bëjnë thirrje njerëzve për të mos rënë pre e “thashethemeve”.

Kina është përballur edhe më herët me sulme me thikë nëpër shkolla dhe kopshte.

Ato zakonisht janë kryer nga njerëzit që kanë kërkuar hakmarrje kundër zyrtarëve apo individëve, apo nga persona që janë përballur me probleme të shëndetit mendor.

XS
SM
MD
LG