Ndërlidhjet

FBI-ja nis hetime në Florida pas shpërndarjes së "pakove të dyshimta"


Policë amerikanë, ilustrim.
Policë amerikanë, ilustrim.

Agjentët e FBI-së kanë nisur kërkimet në një zonë të shërbimeve postare afër Majamit, në tentim të zbulimit se kush ka qenë mbrapa një vargu pakosh me material shpërthyes.

Pajisjet janë dërguar në adresë të tetë profileve të larta në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ish-presidentin amerikan, Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro.

Zyrtarë të paidentifkuar kanë thënë për mediat amerikane se hetuesit besojnë që të paktën një pako e tillë është dërguar nga Florida.

Mirëpo FBI-ja ende nuk ka publikuar detajet e hulumtimit.

Në mesin e personave të cilëve u janë nisur këto pako janë edhte ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Policia e Qarkut të Majamit ka thënë se objekti i hetuar nga agjentët është në Opa-locka, derisa në hetime janë duke marrë pjesë edhe një ekip për bomba.

Trump sulmon "armiqësinë e mediave" pas lajmit për pakot shpërthyese

Të enjten në mbrëmje ndërtesa Time Warner në Nju Jork është evakuuar pas raportimeve për një pako të dyshimtë, mirëpo më vonë këto pretendime janë cilësuar si alarm i rremë.

Në këtë ndërtesë ka zyret rrjeti televiziv, CNN, i cili ka pranuar një prej këtyre pajisjeve ditën e mërkurë.

Ndërkohë ndihmës-drejtori i FBI-së, William Sweeney ka konfirmuar se substanca e bardhë që është gjetur në pakon nisur CNN-it “nuk përbën kërcënim biologjik”.

Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O'Neill nuk ka konfirmuar nëse të gjitha pajisjet mund të kenë shpërthyer, mirëpo ka thënë se zyrtarët janë duke i trajtuar “të gjitha si pajisje të dyshimta”.

XS
SM
MD
LG