Ndërlidhjet

Dhjetëra protestues arrestohen në Shën Petersburg


Ilustrim

Dhjetëra protestues raportohet se janë arrestuar në Shën Petersburg të Rusisë.

Grupi për të drejtat e njeriut, OVD-Info tha se rreth 40 persona janë arrestuar, ku disa prej tyre raportohet se janë gazetarë.

Një protestë e paautorizuar është mbajtur në qendër të qytetit për të mbështetur dhjetë persona të cilët akuzohen për terrorizëm. Protestuesit besojnë se ky rast është provokim nga autoritetet.

Dhjetë të akuzuarit për terrorizëm thonë se ata kanë marrë pjesë në chat online, ku ka pasur grupe kritike ndaj qeverisë.

XS
SM
MD
LG