Ndërlidhjet

Mattarella merr pjesë në paradën për përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore


Presidenti Italian, Sergio Mattarella

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka marrë pjesë në paradën ushtarake që mbahet çdo vit në Greqi, për të shënuar hyrjen e Greqinë në Luftën e Dytë Botërore – kundër Italisë.

Mattarela mori pjesë në paradën që u mbajt në Selanik, me ftesë të homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos.

“Ne po lëmë pas atë që na ka ndarë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë Evropën ...nga forcat e populizmit dhe racizmit, që janë në kufijtë e nazizmit dhe që duan ta shkatërrojnë Evropën”, tha presidenti grek, Pavlopoulos.

“Ne jemi të vendosur që kurrë të mos përjetojmë tmerret që çuan në Luftën e Dytë Botërore”, tha tutje ai.

Italia kishte pushtuar Greqinë më 28 tetor, 1940, duke hyrë nga Shqipëria fqinje të cilën e kishte okupuar një vit më herët. Italianët kishin pritur që të avanconin shpejt në Greqi, por u detyruan që të kthehen mbrapsht në Shqipëri, pas rezistencës së grekëve. Pasi një ofensivë e madhe italiane dështoi në pranverën e atij viti, i mundësoi Gjermanisë që të pushtonte Greqinë dhe Jugosllavinë në prill të vitit 1941, raporton AP.

Të dy presidentët, pasi morën pjesë në paradë, vizituan ishullin e Kefalonias, në perëndim të Greqisë, ku trupa italiane ishin mposhtur nga gjermanët në shtatorin e vitit 1943.

XS
SM
MD
LG