Ndërlidhjet

Prokurori saudit diskuton vrasjen e Khashoggit në Stamboll


Flamuri saudit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mojeb, është duke diskutuar vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi me Kryeprokurorin e Stambollit, ka raportuar agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu.

Turqia është duke kërkuar ekstradimin e 18 sauditëve të dyshuar që janë ndaluar në Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll, pasi ai kishte hyrë në këtë ndërtesë më 2 tetor.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka thënë se kryesit e vrasjes do të gjykohen në Mbretëri.

Ndërkohë Anadolu ka thënë se al-Mojeb ka arritur në gjykatën kryesore të Stambollit më 29 tetor për të takuar kryeprokurorin e qytetit, Irfan Fidan.

Sipas kësaj agjencie edhe prokurori saudit do të bëjë kërkime në konsullatë.

Kur vrasja e një njeriu dridh botën
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:09:35 0:00

Vrasja e Khashoggit, kolumnistit të Washingtonit Postit dhe kritikut të trashëgimtarit të fronit saudit, Muhammad bin Salman, ka nxitur zemërim ndërkombëtar.

Al-Mojeb ka thënë javën e kaluar se vrasja ka qenë e paramenduar, duke bërë kështu deklarata kundërthënëse, në krahasim me deklarata tjera zyrtare lidhur me këtë rast.

Turqia në anën tjetër ka thënë se ka ndarë informacione lidhur me vrasjen e Khashoggit me disa shtete duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Rusinë.

XS
SM
MD
LG