Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e rrëzuar në Indonezi


Indonezi

Autoritetet në Indonezi po përdorin dronë dhe teknologji sonare për të kërkuar një aeroplan pasagjerësh, që u rrëzua të hënën në Detin Java.

Aeroplani i kompanisë Lion Air u rrëzua pak minuta pas nisjes nga Xhakarta, me 189 njerëz në bord.

Shenja për të mbijetuar nuk ka. Disa gjësende të pasagjerëve u gjetën.

Po ashtu nuk dihet ende se cili është shkaku i incidentit.

Zyrtarët thanë se piloti ka kërkuar të kthehet në tokë, përpara se të humbiste kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror.

Kreu i Agjencisë së Fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho, tha në Twitter se pajisjet sonare po përdoren në ujërat pranë qytetin Karavang - pika e fundit e kontaktit me aeroplanin.

Hetuesit janë gjithashtu në kërkim të regjistruesit të të dhënave të fluturimit.

XS
SM
MD
LG