Ndërlidhjet

Thaçi demanton Vuçiqin


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se gjatë inaugurimit të aeroportit të ri në Stamboll, shteti i Kosovës është prezantuar njësoj si shtetet e tjera, me simbolet që ka.

Këto komente vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se gjatë inaugurimit të aeroportit më të ri në Stamboll të Turqisë, kishte kërkuar nga organizatorët që të hiqet flamuri i Kosovës.

Erdogan hapi aeroportin më të madh në Evropë

“Kam kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovë dhe ashtu është vepruar”, ka thënë Vuçiq.

Por, Thaçi në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia mund të “krrokatë sa të dojë”.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona”, ka shkruar Thaçi.

XS
SM
MD
LG