Ndërlidhjet

Austria nuk do të nënshkruajë paktin e OKB-së për migracionin


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Qeveria e Austrisë nuk do të nënshkruajë një pakt global për nxitjen e migrimit të rregullt dhe të sigurt, duke përmendur si arsye shqetësimet rreth sovranitetit të saj kombëtar.

"Ka disa pika që i shohim në mënyrë kritike dhe kemi frikë nga një rrezik për sovranitetin tonë kombëtar", tha të mërkurën kancelari konservator, Sebastian Kurz.

Kurz ka marrë detyrën dhjetorin e kaluar në koalicion me partinë nacionaliste dhe anti-migrante Liria.

Austria aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian dhe Kurz e ka bërë prioritet frenimin e migrimit të parregullt.

Kompakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.

Dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi kompaktin, ndërsa, në korrik, Hungaria e ka bërë të njëjtën gjë.

XS
SM
MD
LG