Ndërlidhjet

Dy viktima në Florida pas gjuajtjes me armë zjarri


Ilustrim

Dy gra u vranë dhe pesë të tjera u plagosën pasi një person ka qëlluar me armë zjarri në një studio të Jogas në Florida të SHBA-së.

I dyshuari, 40 vjecar, pas shkrepjes me armë, deklarohet se më pas ka drejtuar armën tek vetja, raportojnë autoritetet. Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të qarta.

Autoritetet deklaruan se arritën në vendin e ngjarjes pas 3 minutave, por vrasësi kishte ndërruar jetë.

“Disa persona kanë tentuar të luftojnë me vrasësin për të mbrojtur të pranishmit, që është shenjë e guximit”, raportuan zyrtarët policorë.

Kryetari i rajonit, Andreë Gillum, që po zhvillon kampanjën si kandidat i Demokratëve për guvernator të Floridas, tha se do të ndërprejë kampanjën për tu rikthyer në qytet.

“Asnjë sulm me armë nuk është i pranueshëm”, tha ai.

XS
SM
MD
LG