Ndërlidhjet

Kaledonia voton kundër pavarësimit nga Franca


Votuesit në territorin francez Kaledonia e Re, kanë refuzuar pavarësimin, me 55.8% të votave për të qënduar pjesë e Francës.

Dalja në votime ishte 80 %. Votimi për pavarësinë e këtij rajoni ishte premtuar në marrëveshjen e vitit 1988, që i vuri fund kampanjës së dhunshme për pavarësi.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se kjo tregon besim në Republikën franceze. Ky rajon ka depozita të nikelit, që është mjaft i rëndësishëm në fabrikat e elektronikës.

Kaledonia e Re shihet nga Franca si aset strategjik politik dhe ekonomik.

Rreth 17,500 persona kishin të drejtë vote. Pjesa tjetër e popullësisë së këtij rajoni me 268,000 banorë kanë kundërshtuar po ashtu pavarësinë nga Franca.

XS
SM
MD
LG